Këto kokrra të vogla të kuqe janë të mbushura me më shumë vitaminë C edhe se një portokall! Ky frut kaq i vogël, por i fuqishëm, është i pasur me përfitime shëndetësore. Njihuni me arsyet pse trupi juaj do t’ju falenderojë për shtimin e këtyre frutave në regjimin tuaj ushqimor
Ato ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës tuaj
Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Plus, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq. Gjithashtu nivelet e larta të antioksidantit antocianinë tek luleshtrydhet, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër.
Mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit
Luleshtrydhet janë renditur si 10 frutat më të mira për sa i përket aftësive antioksiduese. Antioksidantët luftojnë përbërësit e radikalëve të lira që shkaktojnë probleme kronike shëndetësore dhe çojnë në zhvillimin e kancerit.
Lehtësojnë punën e sistemit tretës
Fibrat luajnë një rol kryesor në shëndetin dhe funksionin e sistemit tretës. Vetëm një filxhan me luleshtrydhe përmban 3 gr fibra, një sasi mase e mjaftueshme për të ndihmuar aparatin tretës të kryejë lehtësisht funksionet e tij.
Ushqimet e pasura me fibra dhe ujë, si luleshtrydhet, largojnë nga trupi gazrat që shkaktojnë fryrje. Gjithashtu luleshtrydhet janë edhe një burim i shkëlqyer i kaliumit. Një lëndë ushqyese që eliminon natriumin i cili shkakton fryrje, e që gjithashtu eliminon edhe ujin e tepërt në organizëm.
Forcojnë imunitetin tuaj
Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Dhe siç tashmë mund ta dini, ushqimet e pasura me vitaminë C mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit tuaj.
Ato mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë
Prania e lartë e fibrave tek luleshtrydhet, ndihmon në kontrollin e urisë. Plus ato janë shumë të ulëta në kalori, gjë e cila ndihmon për të rënë nga pesha.
Mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes
Nëse jeni shtatzënë, marrja e acidit folik është thelbësore, pasi vitamina mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve tek foshnja juaj. Për gratë që duan të mbeten shtatzënë, luleshtrydhet janë një burim i mirë i folatit, që përmbajnë 10 % të vlerës së rekomanduar ditore.
Sa luleshtrydhe duhet të hani çdo ditë?
Një racion me luleshtrydhe është sa një filxhan i mbushur plot luleshtrydhe të ndara në gjysmë, ose rreth tetë luleshtrydhe të plota.