Është pranuar gjerësisht tashmë se dashuria vjen nga stomaku, por që kjo të funksionojë, amvisat ose edhe burrat që ju jepet për të gatuar, duhet të kenë parasysh disa rregulla që ushqimi i tyre të jetë i shijshëm por mbi të gjitha i shëndetshëm.
Tigani i hekurit është një enë kuzhine që të gjitha amvisat duhet ta kenë në shtëpi. Por duhet të dini se ka ushqime që nuk mund të gatuhen në të.
Nëse gatuani shpesh ushqim në tigan të këtillë, gjëja e parë që duhet ta dini është se çfarëdo të gatuani në të, është e nevojshme që ta lyeni mirë me vaj.
Tigani i hekurit nuk mund të lihet që të thahet vetë ose ta fshini, por duhet ta lini sipër sobës në temperaturë të ulët që thahet avash avash.
Në tiganin e hekurit nuk duhet të gatuani domate apo ushqime të tharta. Kjo për arsyen e vetme se thartësira, kur bie në kontakt me metalin mund të lëshojë pjesë nga hekuri dhe ju mund ta ndieni këtë në shijen e ushqimit.
Në rast që ju duhet patjetër të gatuani domate apo ndonjë artikull të ngjashëm të thartë në këtë tigan, kini parasysh që duhet ta lini që të vlojë gjatë, jo më shumë se gjysmë ore.