Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, me siguri ju e keni të vështirë të gjeni një rutinë të përshtatshme për të. Ndër problemet kryesore që shfaq kjo lloj lëkure, janë poret r zmadhuara.
Gjithashtu, ndjesia e yndyrës, aknet, njollat, njollat e errëta janë disa nga karakteristikat e lëkurës së yndyrshme.
Megjithatë, edhe lëkura e yndyrshme mund të duket bukur e të shkëlqejë, nëse tregohet kujdesi i duhur për të.
Ekspertët këshillojnë që personat me lëkurë të yndyrshme t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dietës dhe të përfshijnë domosdoshmërisht shumë perime dhe fruta të papërpunuara në të. Gjithashtu të shmangin ushqimet e yndyrshme. Një tjetër kusht i padiskutueshëm për një lëkurë të shëndetshme është që gjithmonë të pastroni fytyrën dhe hiqni grimin.