Nëse shkoni në shtrat për të fjetur më herët, do të ndihmoni në rregullimin e presionit të gjakut. Këtë e tregoi një hulumtim i Universitetit të Harvardit.
Në hulumtim morën pjesë meshkuj dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë orë apo më pak. Gjatë 6 javëve, 13 nga 22 vullnetarët kishin shkuar në shtrat një orë më herët në gjumë se sa zakonisht.
Shtypja e gjakut tek personat që fjetën më herët ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin.
Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut.