Kush ka për “detyrë” të gatuajë në familje, e di mirë që ka plot incidente, dhe sidomos me djegien. Një mënyrë e shpejtë dhe efikase për t’i ardhur vetes në ndihmë, gjendet pikërisht aty në kuzhinën tuaj.
Metodat popullore, të përdorura shpesh nga gjyshet tona, rezultojnë gjithmonë të suksesshme. Nëse digjeni me pak vaj, apo ndonjë enë të nxehtë, mund të aplikoni menjëherë pak miell në vendin e djegies.
Kjo mënyrë konsiderohet më efektive edhe se vendosja e plagës në ujë të rrjedhshëm.