Në turneun e Wimbledon të këtij viti, do të ndalohen flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shumë prej tenistëve nga të dyja shtetet kanë nënshkruar tashmë deklarata personale ku pranojnë të garojnë si neutralë.
Organizatorët e turneut të famshëm në Britani njoftuan në muajin e shkuar se kishin hequr vendimin për moslejimin e sportistëve nga të dyja shtetet që të merrnin pjesë, i vendosur pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.
Për organizatorët, ky ka qenë vendimi më i vështirë i katër viteve të tij në këtë detyrë.
Wimbledon dhe turnetë e tjerë britanikë të fushës me bar, ishin të vetmit që nuk lejonin tenistët rusë dhe bjellorusë të merrnin pjesë.
Por Shoqata e Tenistëve Profesionistë dhe shoqata e tenisteve femra i vendosën gjoba organizatorëve, e po ashtu edhe i hoqën turneut pikë.
Për të konkurruar në Wimbledon këtë vit, tenistët nga të dyja shtetet duhet të pranojnë të garojnë si neutralë, të mos bëjmë deklarata në mbështetje të luftës., e mos të marrin fonde as nga shteti e as nga bizneset që mbështeten nga shteti.
Turneu do të mbahet nga 3 deri në 16 korrik .