Të mirëmbash këpucët është art më vete. Studime kanë treguar se në shumë raste, kur njerëzit takohen për herë të parë, shikimi i tyre çuditërisht shkon tek këmba. Nëse shohin një këpucë dhe këmbë të rregullt, gjasat janë të mëdha që të ketë edhe takime të tjera, qofshin këto pune por edhe personale.
Këmba dhe këpuca tregojnë higjienën e jashtme të çdo individ ndaj dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të lëmë një përshtypje të mirë tek njerëzit.
Po ju tregojmë disa sekrete sesi t’i bëni këpucët tuaja ‘të jetojnë’ gjatë por edhe të jenë të pastra njëkohësisht.
1: Letër gëlqere për të rregulluar këpucët e rrëshqitshme.
2: Përdorni çaj në qese për të hequr qafe erën e keqe.
3: Shishe vere për të ruajtur formën e këpucëve tuaja.
4: Përdorni miell tërshëre për të hequr njollat e yndyrave.
5: Aceton thonjsh për pastrimin e këpucëve.
6: Sapun për të parandaluar erën e pakëndshme.
7: Përdorni një gazetë për t’i bërë këpucët tuaja që të shkëlqejnë.
8: Përdorni ngjitës për të rregulluar thembrat e këpucëve që rrëshqasin.
9: Deodorant dhe pudër të bebeve për të hequr erën e keqe të këpucëve.
10: Bukë të ndenjur për të pastruar këpucët kastor.
11: Llak flokësh për të mos rrëshqitur këmbët në këpucë të rrëshqitshme.
12: Hidrogjen dhe sodë buke për t’i kthyer bardhësinë këpucëve.
13: Përdorni alkool për të hequr qafe njollat.