Një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter është ndjerë në Kroaci. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Evropiane Sizmologjike. Sipas kësaj qendre raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në ishullin Krk në pjesën veriore të Ishujve Dalmat me thellësi 10 kilometra.
Deri më tani nga tërmeti 5.3 i shkallës Rihter nuk janë raportuar viktima dhe dëme materiale.