Spanja mori një fitore bindëse 3-1 kundër Gjeorgjisë dhe shkon në EURO 2024 në vendin e parë të Grupit A. Në sfidën e luajtur në “Hose Zorija”, iberikët gjetën avantazhin pas 4 minutash lojë me Le Normand.
Por vetëm 6 minuta më pas Gjeorgjia barazoi me Kvaran. Ferran Torres kaloi sërish vendasit në avantazh. Fitoren e Spanjës e vulosi autogoli i Lokoshvili. Shqetësimi i vetëm në këtë takim i “Furisë së kuqe” është dëmtimi i rënë i Gavit që humbi sezonin, e rrezikon edhe Euro 2024.
Edhe Skocia u kualifikua me kuotën e 17 pikëve, pasi barazoi 3-3 me Norvegjinë. Portugalia mori fitoren e 10 në 10 ndeshje në Grupin J që ka gjashtë ekipe në përbërje. Luzitanët realizuan kualifikuese të suksesshme me 36 gola të shënuar e vetëm 2 të pësuar.
Portugalia mundi Islandën në sfidën e fundit 2-0 me gola të Bruno Frenandes dhe Horta. Cristiano Ronaldo ishte në fushë gjatë gjithë takimit.
Romelu Lukaku ishte i papërmbajtshëm në fitoren 5-0 të Belgjikës ndaj Azebajxhanit të De Biazit. Sulmuesi i Romës realizoi 4 gola. “Djajtë e kuq” e mbyllin të parët e Grupit F me 20 pikë.