Kuqezinjtë nisin fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e 17 qershorit me Moldavinë. Tre ditë më pas Kombëtarja do të luajë në trasfertën me Ishujt Faroe dhe tashmë është plotësuar grupi. Kristjan Asllani dhe Jasir Asani janë dy lojtarët e fundit që kompletojnë kampin kuqezi.
Pas finales së Champions, mesfushori i Inter udhëtoi menjëherë drejt Shqipërisë, e ndërsa edhe Jasir Asani mbylli angazhimet me skuadrën e tij në Korenë e Jugut, për të qenë në dispozicion të përfaqësueses.
Pas humbjes në Poloni, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në grup më 17 qershor, ndaj Moldavisë në Arenën Kombëtare. Në datën 20 qershor kuqezinjtë i pret transferta me Ishujt Faroe.