Ish-kryeministri kinez, Li Keqiang ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë për shkak të një ataku kardiak. Li drejtoi qeverinë për 10 vjet, deri në fillim të marsit të kaluar.
Sipas raportimit të BBC, Li vinte nga një familje modeste dhe ishte djali i një zyrtari lokal. Ai lindi në korrik 1955 në Dingyuan në provincën Anhui të Kinës lindore.
Një ekonomist i trajnuar mirë, Li ka fituar famë për pozicionet e tij reformiste dhe për mbështetjen e një ekonomie të bazuar në konsumin e brendshëm, përmes stimujve për bizneset e vogla, rinovimit të zonave të varfra urbane dhe projekteve infrastrukturore dhe jo vetëm nga eksportet.
Li u rendit i 14-ti në listën e revistës Forbes të vitit 2013 të njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai ishte i vetmi zyrtar i lartë aktual që nuk i përkiste grupit besnik të liderit Xi Jinping.