Aktori veteran britanik Leslie Phillips, i njohur për rolet e tij në “Carry On” dhe serialin “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Ylli i kinematografisë vdiq në gjumë dhe vdekjen e tij e konfirmoi agjenti i tij Jonathan Lloyd.
Phillips bëri paraqitjet e tij të para në filmin e vitit 1930 dhe vazhdoi të kishte një karrierë të shkëlqyer në skenë dhe ekran, veçanërisht në filmat: Carry On: – të cilët përfshinin: Carry On Teacher, Carry On Columbus, Carry On Constable dhe Carry On Nurse. Aktori punoi me një gamë të madhe yjesh, nga Steven Spielberg dhe Laurence Olivier te Anthony Hopkins dhe Angelina Jolie.
Edhe pse ai ishte i njohur për theksin e tij të ashpër dhe portretizimet e ekzagjeruara të klasës së lartë angleze, Phillips lindi në Tottenham dhe u rrit duke folur anglisht, duke marrë mësime elokucioni (stili dhe mënyra e të folurit apo lexuarit në publik) që e ndihmoi të hiqte theksin që kishte, pasi kjo gjë mund t’i hapte probleme dhe ishte e ndaluar në aktrim.