Legjenda e muzikës italiane dhe fituesi i Eurovision Song Contest 1990, Toto Cutugno, vdiq në moshën 80-vjeçare, në një spital në Milano, një ditë më parë.
Këngëtari i hitit “L’Italiano” i lindur nga prindër sicilianë në Toskanë, ishte një frymëzim për konkursin e këngës në Eurovizion.
Menaxheri i tij Danilo Mancuso tha se “pas një sëmundjeje të gjatë, shëndeti i këngëtarit u përkeqësua muajt e fundit”.
Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, fitoi popullaritet mbarëbotëror në vitin 1983 me këngën e tij “L’Italiano” në festivalin e Sanremos.