Këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Këngëtarja nga Dublini publikoi 10 albume ndërsa kënga e saj “Nothing Compares 2” u emërua si kënga numër një botëror në vitin 1990 nga Billboard Music Awards.
O’Connor iu dha çmimi inaugurues për albumin klasik irlandez në RTE Choice Music Awards në fillim të këtij viti.
Këngëtarja mori një ovacion të fortë teksa ia kushtoi çmimin e këngës “I Do Not Want What I Haven’t Got”, çdo anëtari të komunitetit të refugjatëve të Irlandës.