Basisti i grupit “Pulp”, Steve Mackey ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar familja e muzikantit, ndërsa gruaja e tij, Katie ka bërë një njoftim në rrjetet sociale të enjten duke treguar se ai kishte qëndruar në spital në tre muajt e fundit, por nuk e ka bërë të ditur sëmundjen nga e cila ka vuajtur.
“Pas tre muajsh në spital, duke luftuar me gjithë forcën dhe vendosmërinë, jemi të tronditur dhe të shkatërruar që i kemi thënë lamtumirë burrit tim të shkëlqyer, të bukur, Steve Mackey”.
Muzikanti nga Sheffieldi ka punuar në shumë hite të grupit “Pulp, të cilit iu bashkua në vitin 1989, duke përfshirë “Common People”, “Disco 2000” e “Lipgloss”.