Cigaret elektronike janë kthyer një shqetësim për shoqërinë, nisur edhe nga fakti se kanë gjetur një përdorim masiv tek adoleshentët.
Për këtë arsye, Australia ka marrë vendimin për të ndaluar përdorimin e tyre, duke theksuar se janë shumë të dëmshme për shëndetin e përdoruesve.
Ministri australian i Shëndetësisë Mark Butler tha se konsumimi i këtyre cigareve elektronike është kthyer në një problem që haset kryesisht te shkollat e mesme, e së fundmi edhe te shkollat fillore, prandaj theksoi se gjendja e një zgjidhjeje të shpejtë është e domosdoshme.
Nisur nga kjo, ai njoftoi rregullat e reja duke njoftuar se këto cigare elektronike do të shiten me recetë dhe do të kenë një paketim të ngjashëm me produktet farmaceutike, që do u lejohet të konsumohen nga persona që kanë në plan që të lënë duhanin.
“Nuk ka më shije çamçakëzi. Jo më njëbrirësh rozë. Nuk ka më cigare elektronike të kamufluara qëllimisht si stilolapsa për fëmijët që të mund t’i fshehin në kutitë e tyre të lapsit, “shtoi ministri i shëndetësisë.
Gati 20 milionë dollarë do të përdoren për të ndihmuar australianët të heqin dorë nga cigaret elektronike dhe mbi 41 milionë dollarë do të caktohen për një fushatë kombëtare informacioni që synon të rinjtë, tha Butler.
Taksa e duhanit në Australi do të rritet gjithashtu me 5% në vit gjatë tre viteve të ardhshme duke filluar nga 1 shtatori.