Legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Beckenbauer ishte një nga futbollistët më të mirë të Gjermanisë, fitues i Kupës së Kampioneve të Evropës, fitues i Kupës Botërore, Kampion i Evropës, 72 herë kampion bote.
Në vitin 1974 ai konsiderohej si shpikësi i pozicionit libero, si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Gjermania.
Beckenbauer ka luajtur me disa klube Bayern Munich, Nju Jork Cosmos, Hamburger SV dhe sërish Nju Jork.
Një marrëdhënie gati 40 vjeçare, pas përvojës si lojtar më 1991 Beckenbauer zgjidhet nënpresident i klubit FC Bayern dhe tre vjet më vonë emërohet president i klubit.