Ish-ministri në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, Kosta Barka është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij në rrjetet sociale, ku shprehin ngushëllimet për ish-deputetin e PD-së Tritan Sheu. Barka ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha në vitet 2005-2008. Kujtojmë se Barka ka qenë deputet i PD-së, i minoritetit grek në zonën e Dropullit.
‘Kosta Barka nuk është më midis nesh! Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta. Humbëm një mik të pazëvendësueshëm. Një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë! Një politikan konsekuent, me principe e parime të qarta e të palëkundeshme. Një demokrat të orëve të para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetëm Dropulli, as vetëm Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbëm të gjithë! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve e komunitetit të tij, të gjithëve! Ta kujtojmë gjithmonë ashtu si ishte!’- shkruan Tritan Shehu.