Daniel Xhemo, ish-futbollist i Skënderbeut është ndarë nga jeta pas një arresti kardiak. Xhemo ka luajtur futboll që në moshë të re që nga klasat sportive të shkollës “Stavri Themeli” e me pas me gjitha ekipet zinxhir të Skënderbeut deri te vishte fanellën e rëndësishme bardhë e kuq.
Ai ka luajtur me Skënderbeu në periudhën e viteve 1975-1985.
Xhemo ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, pasi shfaqi probleme me zemrën. Me humbjen e Xhemos futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut.