Personi më i moshuar në botë, murgesha franceze Motra Andre, ka ndërruar jetë në moshën 118-vjeçare.
Bëhet fjalë për Lucile Randon, e cila kishte lindur në vitin 1904, një dekadë përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ajo u bashkua me motrat e besimit katolik në vitin 1944, një vit para përfundimit të Luftës së Dytë.
Ajo ka bërë historinë duke mos e ndalur asgjë në këtë botë. Ajo u mbijetoi dy krizave globale shëndetësore, gripit spanjoll në vitin 1918, por edhe pandemisë së koronavirusit. Gruaja ishte një njeri që nuk kishte frikë nga vdekja. Kur ishte pandemia, gazetarët e pyetën nëse kishte frikë. “Jo, nuk tremben sepse nuk kam frikë nga vdekja”, tha ajo.