Los Anxhelos Lakers janë kampionët e edicionit të parë të ‘titullit brenda sezonit’ në historinë e NBA. Kalifornianët nuk hasën vështirësi ndaj Indiana për të përmbushur me suksesin formatin e ri, që synohet të përsëritet edhe në sezonet e ardhshme.
Lakers triumfuan 123-108 në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi, për tu kurorëzuar kështu skuadra e momentit në ligën më të mirë të basketbollit në Botë. Anthony Davis dhe LeBron James ishin në formën më të mirë të mundshme, duke qenë kontribuesit më të mëdhenj në triumfin e Lakers.
Dyshja regjistroi një double-double personal, për një total prej 65 pikë dhe 31 rebaund, duke merituar vend në librat e historisë. Davis ishte shënuesi më i mirë në parket, falë 41 pikëve, teksa për James u rezervua trofeu i më të mirit të sfidës. Ky ishte titulli i radhës për mbretin e koshit, pas katër kampioneve të NBA amerikan për të shtuar kështu rekordet në CV e tij të jashtëzakonshme.
Përveç trofeut, lojtarët e Lakers mbushen xhepat, pasi fituan 500 mijë Dollarë secili, gjysma e së cilët shkon për arkat e klubit. Tashmë, fokusi do të jetë në kampionat, aty ku Lakers është pretendente për titullin që mungon në vitrinën e trofeve që prej vitit 2020.