Ecja është një mënyrë e shkëlqyer e aktivitetit fizik, që mund të na ndihmojë në humbjen e peshës, duke ofruar gjithashtu shumë përfitime të tjera shëndetësore.
Shumë njerëz pyesin nëse mund të arrijmë humbje peshe duke ecur, por e vërteta është se kjo varet nga shumë faktorë , më të rëndësishmit janë pesha juaj dhe shpejtësia e ecjes.
Për shembull, nëse peshoni 68 kg dhe ecni me shpejtësi 4 km/h për një orë do të keni djegur 204 kalori, ndërsa nëse peshoni 82 kg dhe ecni me të njëjtën shpejtësi do të keni djegur 246 kalori.
Me fjalë të thjeshta, sa më e lartë shpejtësia e ecjes dhe sa më shumë kilogramë të peshoni, aq më shumë kalori do të digjni në një orë ecje. Vihet re se ritmi mesatar i ecjes është 4.8 km në orë.