Sezoni i parë në elitën e futbollit spanjoll nuk po shkon ashtu siç duhet për Myrto Uzunin. Sulmuesi shqiptar dështoi për të shënuar në takimin e tretë radhazi, madje, duke mos qenë aspak efikas për Granadën. Beratasi shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar në humbjen 2-0 që skuadra e tij mori në transfertën e Getafe.
Uzuni dështoi për të dërguar topin në rrjetë nga 11 metërshi, diçka që pak herë e ka provuar. Goditja e 28-vjeçarit u përplas në shtyllë, për të lënë shije të hidhur tek ekipi madrilen, teksa performanca u vlerësua me notën 5.3.
“Nëse duam të qëndrojmë në La Liga nuk mund të luajmë siç bëmë në pjesën e parë, luajtëm shumë keq dhe kjo nuk më pëlqen fare. Kemi tre ndeshje që luajmë mirë dhe në të dytën ekipi kishte një tjetër ritëm, por na mungoi efikasiteti për të shënuar një gol’’, tha trajneri i Granda.
Mungesa e golave të Uzunit po ndikon edhe në pozicionin në renditje të Granadës, në vendin e parafundit. Gjashtë gola në 23 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit për sulmuesin shqiptar, që po kalon një ngërç psikologjik ndikuar edhe nga tre humbjet radhazi të skuadrës.