Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se ish-drejtoresha ekzekutive e reklamave në NBCUniversal Linda Yaccarino do ta pasojë atë si CEO i Twitter.
“Jam i emocionuar të mirëpres Linda Yaccarino si CEO e re e Twitter”, shkroi Musk në Twitter.
Musk tha se Yaccarino do të fokusohet kryesisht në aktivitetet e biznesit, ndërsa do të punojë në dizajnimin e produkteve dhe teknologjinë e re, transmeton Anadolia.
“Mezi pres të punoj me Lindën për ta transformuar këtë platformë në X, një aplikacion për të gjithë”, shtoi ai.
Musk, CEO dhe pronar aktual i Twitter, njoftoi se ai ka punësuar një CEO të ri të Twitter dhe do ta marrë detyrën pas gjashtë javësh.
Ai tha gjithashtu se do të mbetet i përfshirë në mënyrë aktive me kompaninë si shef i teknologjisë dhe do të trajtojë operacionet e sistemit.
Më herët të premten, Yaccarino dha dorëheqjen si kreu global i reklamave në NBCUniversal. Ajo u bë pjesë e këtij konglomerati shumëkombësh të mediave masive dhe argëtimit me bazë në Shtetet e Bashkuara në 2011.
Musk njoftoi në shkurt se ai mund të emërojë një CEO të ri të Twitter deri në fund të vitit 2023.
Miliarderi amerikan është gjithashtu CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla dhe kompanisë SpaceX për prodhimin e anijeve kozmike, lëshuesve dhe komunikimeve satelitore.
Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në tetor të vitit të kaluar.