Vedat Muriqi ka vetëm një rival në La Liga. Ai është Robert Levandovski. Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist në fitoren e Mallorca kundër Atletico Madrid.
29-vjeçari shkon në kuotën e tetë golave të shënuar në 14 ndeshje të luajtura, po aq sa edhe lojtari i Betisit, Borzha Iglsesias. Ai ka dhënë edhe një assist. Vetëm sulmuesi i Barçës ka bërë më mirë, ndërsa ka realizuar 13 gola në kampionatin spanjoll.
Muriqi e gjeti rrjetën në minutën e 17’ të lojës, pas pasimit të Kostas. Në vazhdim, vendasit menaxhuan rezultatin dhe ia mbyllën hapësirat bardhekuqve, që pësuan humbjen e katërt në kampionat. Me fitoren e arritur, Mallorca shkon në vendin e 10 me 19 pikë, ndërsa Atletico Madrid zbret në vend të gjashtë me 24 pikë. Forma e Muriqit në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë. 28 vjeçari ka mbajtur peshën e sulmit të ekipit, që në total ka shënuar 13 gola. Gjithashtu shqiptari është sulmuesi më në formë në pesë kampionatet kryesore të Europës, ndërsa ka shënuar në pesë sfidat e fundit, sipas kompanisë së të dhënave sportive OPTA./ Klan News