Mungesa në grumbullimin e kombëtares nuk ka ndikuar negativisht te Odise Roshi. Sulmuesi shpërtheu në sfidën e fundit me Sakaryaspor, teksa ishte arkitekti kryesor në fitoren 2-1 kundër Bodrumspor.
Mbetja me 10 lojtarë e kundërshtarëve, bëri që skuadra e Roshit të kishte iniciativën për të shënuar, duke ia dalë ta bëj në minutën e 43-të. Ishte pikërisht fieraku ai që kaloi në avantazh ekipin, për të festuar kështu golin e parë sezonal me ngjyrat e zigjelbërve.
Ndërkaq, Roshi u rishfaq sërish në skenë në momentin kur duhej. 31-vjeçari shërbeu për mbrojtësin Uzun, duke dhënë kështu asistin e pestë sezonal.
Një tre pikësh me tepër vlera për Sakaryaspor, që tenton të ngjitet një kategori më lart në fund të sezonit. Aktualisht skuadra gjendet në vendin e 6-të pozicion play-off, distancuar me 8 pikë nga kreu.