Motra e diktatorit të Koresë ë Veriut Kim Jong-un, Kim Yo-jong ka akuzuar Britaninë se është një “vend i rrëmujshëm” dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara si një “qen që leh nga frika” në një deklaratë ku ka paralajmëruar një përshkallëzim konflikti.
Kim Yo-jong, e cila sundon së bashku me vëllain e saj, reagoi ashpër pasi Kombet e Bashkuara i thanë vendit aziatik të ndalonte prodhimin e armëve vdekjeprurëse të shkatërrimit në masë, pasi raketa e tyre e re balistike shkaktoi panik te liderët perëndimorë pas raportimeve se ishte në gjendje të arrinte Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë ajo është kundërpërgjigjur, duke thënëse Kombet e Bashkuara kanë mbyllur sytë ndaj stërvitjeve shumë të rrezikshme ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut dhe grumbullimit të tyre lakmitar të armëve që synojnë Korenë e Veriut, ndërsa kërcënoi SHBA-në duke thënë se “sa më shumë sanksione të marrë Amerika ndaj Koresë, aq më shumë mundësi ka të përballet me një krizë fatale sigurie”.