Mark Markez do të garojë me Dukatin në ekipin “Gresini Racing” në sezonin e ardhshëm të Moto GP-së.
Disa ditë pas njoftimit zyrtar për largimin nga Honda, piloti spanjoll vendosi të pranojë sfidën e re.
Lajmin e ka dhënë vetë skuadra italiane, me një deklaratë.
“Familja Gresini është e kënaqur të njoftojë ardhjen e Mark Markezit për sezonin 2024. Spanjolli, kampion i shumëfishtë i botës, së fundmi njoftoi ndarjen e tij nga Honda dhe duke filluar nga viti i ardhshëm ai do të jetë piloti i ri i ekipit Gresini. Së bashku me vëllai Aleks do të formojnë një dyshe ëndrrash”, shkruhet në deklaratë.