Shqipëria
Territori shqiptar do të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore Afrikane. në periferi moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë deri vonë pasdite. Në mbrëmje do të shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin ndërsa në ekstremin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakët.
Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosovë
Mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Kosova edhe gjatë të premtes, ku orët e para të ditës do të sjellin dominim të kthjellimeve në pothuajse në të gjithë vendin.
Por pas mesdite parashikohet që të ketë herë pas here kalime vranësirash duke sjellë momente me pika shiu në jugperëndim të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin e MV, duke bërë që një pjesë e mirë e vendit të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta pothuajse gjithë ditën.
Pritet që në orët e pasdites të ketë grumbullim të vranësirave në një pjesë të vogël të MV duke krijuar mundësi për pika shiu.