Moti i keq në Kaliforni ka shkaktuar 12 viktima si pasojë e përmbytjeve të fuqishme dhe rrëshqitjes së dherave. Sinoptikanët kanë paralajmëruar se moti i keq me ciklone do të vijojë në Kaliforninë veriore dhe qendrore.
Si pasojë e motit të keq, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom i ka kërkuar presidentit amerikan Joe Biden të bëjë një deklaratë emergjence për shkak të motit të keq që ka përfshirë Kaliforninë.
Në Kaliforni, mbi 424 mijë familje janë pa energji elektrike dhe mbi 3 mijë të tjerë u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Përmbytjet e fuqishme kanë përfshirë gjithashtu zonën e Gjirit të San Franciskos dhe në Oregonin jugor, ndërsa moti sipas meteorologëve mund të përmirësohet në mesin e javës.