Situata nga moti i keq është përkeqësuar. Mediat italiane raportojnë se 8 persona humbën jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë u evakuan nga shtëpitë e tyre.
Situata paraqitet më problematike në rajonin verior të Emiglia Romagna në Itali, mirëpo autoritetet italiane paralajmërojnë se më keqja nuk ardhur ende
Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu solidaritet me popullsinë e prekur dhe tha se qeveria ishte e gatshme të ofronte ndihmën e nevojshme.
Si pasojë e përmbytjeve zona është “paralizuar”, për rrjedhojë autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që të largohen.