Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë Italinë Veriore. Mediat italiane bëjnë me dije se trupat e 14 personave janë zbuluar deri më tani, pasi vërshimet e ujit përmbytën 42 bashki, shkatërruan qindra rrugë dhe godina banimi.
Mbi 23 lumenj dolën nga shtrati, ndërsa u regjistruan 300 rrëshqitje dheu.
Për rrjedhojë, Italia e konsideron si katastrofën më të rëndë në një shekull.
Kjo situatë erdhi pasi ka rënë 20 cm shi që ranë në 36 orë dhe në disa zona më shumë se 50 cm. Ndërkohë, kryeministrja Georga Meloni ka thirrur mbajtjen e një mbledhje për krizën ditën e martë.