Vala e motit të keq në Itali ka gjunjëzuar disa rajone, veçanërisht në Emilia Romagna, tashmë më e prekura nga përmbytjet e reshjeve gjatë 48 orëve të fundit.
Situata më dramatike paraqitet në Cesena ku lumi Savio ka vërshuar në zonat e banuara dhe qytetarët janë të bllokuar mbi çatitë e shtëpive.
Rrëshqitje dherash ka në zonat e Apenineve, me rrugë të mbyllura, qarkullimi i trenave është ndërprerë përgjatë vijës së Adriatikut. Po ashtu Riccione, Faenza, Bolonja, Ravenës dhe Froli janë nën ujë, zona ku është lëshuar alarmi i kuq dhe nesër shkollat janë të gjitha të mbyllura.
Në Senigallia pati një përmbytje të lumit Misa.