Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.
Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i dokumenteve të tilla.
Gjatë konferencës Vuçiç ka thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes. Ai u shpreh se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.
“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vuçiç.
Më tej ai ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.
“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.