Monza e Silvio Berlsukonit duket e pandalshme në merkato teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar transferimin e Stefano Sensit nga Interi.
26-vjeçari ka firmosur një kontratë për një huazim 1-vjeçar ku nuk është parashikuar e drejta e blerjes.
Monza e ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në “Instagram” ku Sensi shfaqet duke pozuar me fanellën e skuadrës.