Momente prekëse u shpalosën dje në Kiev, kur një grup fëmijësh nga Ukraina të cilët ishin rrëmbyer nga rusët, u kthyen tek prindërit e tyre. Pas muajsh në “kampet” e Kremlinit në Krime, fëmijët përjetuan përsëri ngrohtësinë e familjes.
Prindërit mezi pritnin t’i përqafonin fort fëmijët e tyre, si Denis Zaporosçenko. Kur pa djalin e tij dhjetë vjeçar, Nikitën, filloi ta puthte në ballë. Pastaj, me lot në sy, ai përqafoi të dyja vajzat e tij, të cilët ishin në grupin e 17 fëmijëve ukrainas të rrëmbyer muaj më parë nga forcat ruse.
Një prej adoleshentëve, pohoi se kishte fëmijë që rriheshin me shkopinj, nëse nuk u bindeshin rusëve.
Gazeta britanike raporton se ribashkimi i fëmijëve me prindërit e tyre u organizua nga organizata joqeveritare ‘Shpëto Ukrainën’. Organizata po lufton për t’i dhënë fund deportimit të paligjshëm të fëmijëve nga territori i Ukrainës në Federatën Ruse. Kjo është një nga arsyet pse Gjykata Ndërkombëtare Penale Lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.