Një lajm i mirë sot për historinë e NASA-s. Pas 3 herë pasi plani ka dështuar, ditën e sotme NASA ka lëshuar me sukses raketën e saj më të fuqishme ndonjëherë, si pjesë e një plani për të kthyer çuar njerëzit në Hënë deri në vitin 2025.
Sistemi i nisjes hapësinore u ngrit nga Florida. Nisja e parë e ‘Artemis I’ dështoi në fund të gushtit për shkak të defekteve teknike, ndërsa një përpjekje e dytë në fillim të shtatorit u pengua nga një rrjedhje karburanti.
Një përpjekje e tretë e planifikuar në fund të shtatorit u vonua pasi stuhia tropikale ‘Ian’ i cili kërcënoi nisjen e raketës. Misioni përfshin përdorimin e një rakete të madhe të njohur si SLS, e cila do të dërgojë kapsulën pa pilot Orion rreth Hënës.
Kapsual do kryejë një fluturim 25-ditor që do ta dërgojë atë në 60 milje nga sipërfaqja hënore përpara se të ecë 40.000 milje përtej Hënës dhe do kthehet përsëri në Tokë, pritet të arrijë në 11 dhjetor.