Përfaqësuesja e Moldavisë nisi grumbullimin të hënën ku në stërvitjen e parë të zhvilluar në orën 18:00 me kohën lokale ishin të pranishëm 23 nga 25 futbollistët e thirrur nga trajneri Serghei Clescenco.
Atmosfera është e mirë sipas mediave vendase para ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 me Shqipërinë, pasi edhe 6 nga lojtarët kanë shënuar gola me ekipet e tyre.
Mbi të gjithë i gëzohen rikthimit nga dëmtimi të sulmuesit kryesor të Moldavisë, Ion Nicolaescu, i cili realizoi me Heerenveen në kampionatin holandez.
Nicolaescu është edhe shënuesi më i mirë në Grupin E me 4 gola.
Skuadra e drejtuar nga Serghei Clescenco është në vendin e katërt, duke qenë dy pikë larg vendit që siguron biletën e kualifikimit në Europian.
Ndeshja e zhvilluar më 17 Qershor në Tiranë u mbyll me fitoren 2-0 të Shqipërisë.
Kjo është hera e parë që Moldavia ka shansin të luajë në një turne madhor.