Lajm i mirë! Një kurë kundra kancerit mund të jetë e disponueshme para vitit 2030. Ky njoftim vjen nga dy mjekët e famshëm që krijuan vaksinën kundër Covid-19 të Pfizer Biontech.
Ozlem Tureci, 55 vjeç dhe Ugur Sahin, 57 vjeç u shprehën se kanë përparuar në lidhje me vaksinën.
“Ndjejmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë“, tha Tureci.
Profesorët gjermanët bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani , në vitin 2008, ku dhe kanë zhvilluar vaksinën Pfizer/ BioNTech të Covid.
I pyetur nga BBC, se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Profesor Sahin tha: “Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”.
Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer u ka dhënë një shtysë të rëndësishme për të gjetur një kurë për kancerin.