Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dje në mbrëmje ligjin për rritjen e tavanit të borxhit federal. Ligji, i cili u miratua me 314 vota pro dhe 117 kundër, tani duhet të miratohet nga Senati para se të marrë nënshkrimin e Presidentit Joe Biden.
Miratimi ka ardhur pas marrëveshjes së arritur mes Presidentit Biden dhe kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Republikanët e dhanë mbështetjen pasi Biden pranoi shkurtimet buxhetore të kërkuara nga ata. Ligji përfshin heqjen e kufirit ekzistues të huamarrjes deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare, që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025.