Në bllok socialistët kanë votuar pro rritjes së pagave të ministrave dhe deputetëve, pavarësisht se shefi i qeverisë Edi Rama nuk mori pjesë në votim.
“Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e kabinetit qe kanë punuar qysh nga dita e parë e vitit 2013 deri më sot, se ky është rezultat i përpjekjeve shumë të madhe dhe dua t’ju them që tek pika e pagës për deputetët dhe për ministrat , mua më keni kundra që ajo të hyjë menjëherë. Ajo duhet të hyjë në fuqi në momentin që hyn ne fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave, por unë një jam, bashkë me Erion Braçen, pastaj kush bëhet tjetër, të shohim.’- tha Rama.
Grupimi i deputetëve demokratë të Rithemelimit nuk mori pjesë në votim. Kjo sepse edhe ish-Kryemnistri Sali Berisha kishte deklaruar që nuk do të votonte këtë projekligj, që e cilësoi mashtrim të kryeministrit.
“Nuk e votoj këtë ligj sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm.’- tha Berisha.
Në momentin e votimit nuk morën pjesë edhe 3 deputetët e Partisë së Lirisë, Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho. Nga grupi i deputetëve të PD, Dashnor Sula mbajti fjalën dhe votoi kundër, ashtu sikurse Bujar Leskaj dhe Petrit Dodaj. Jorida Tabaku, Flutura Açka, Elda Hoti nga opozita nuk morën pjesë në votim ndonëse ishin në sallë.
Paga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet. Ajo e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.
Ishte Bëhet
Paga e Presidentit 257 000 lekë 425 000 lekë
Paga e Kryeministrit 228 000 lekë 393.125 lekë
Paga e Kryetarit të Kuvendit 228 000 lekë 393.125 lekë
Paga e Zv. Kryeministrit 187 610 lekë 318 750 lekë
Paga e Zv. Kryetarit të Kuvendit 187 610 lekë 318 750 lekë
Paga e Deputetëve 156 770 lekë 310 250 lekë
Paga e Ministrave 174 760 lekë 318 750 lekë