Shqipëria do të presë në “Air Albania” Kombëtaren e Italisë në një ndeshje miqësore gjatë periudhës së Botërorit Katar 2022.SHQIPERIA
Duke qenë se Lega A ka caktuar 10-12 ditë pushim për kampionatin italian, në këtë kohë Kombëtarja italiane do të vijë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në Tiranë. Lajmin e ka dhënë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina gjatë një interviste.
“Kemi një mbledhje me stafin teknik të Kombëtares këtë javë për dy miqësore gjatë kohës së Botërorit. Me shumë mundësi njëra prej tyre do të jetë ajo me Shqipërinë në Tiranë”, ka thënë Gravina për RadioRai. /panoramasport