Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad u ka bërë thirrje trupave të jenë gati për një pushtim “të saktë dhe vdekjeprurës” të Gazës.
Ai tha se si ministër është përgjegjës për mbrojtjen e vendit dhe ushtrisë.
“Unë jam përgjegjës për mbrojtjen në vend dhe kam qenë përgjegjës për këtë në dy javët e fundit, madje edhe në incidentet e vështira dhe jam përgjegjës për udhëheqjen e luftëtarëve tanë drejt fitores, “ tha Gallad.
Gallad u bëri thirrje ushtarëve izraelitë që të jenë gati për një pushtim tokësor të Gazës.
“Ne do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës dhe do të vazhdojmë derisa të përfundojmë misionin”, tha ai.