Ukraina i trembet një ofensive të madhe të forcave ushtarake ruse në territorin e saj. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov paralajmëroi se ajo mund të fillojë më datë 24 shkurt. Moska sipas zyrtarit ukrainas ka grumbulluar mijëra trupa dhe mund të sulmojë për të shënuar përvjetorin e pushtimit fillestar.
Ndërkohë, tre persona kanë humbur jetën në një sulm në qytetin Kramatorsk dhe 8 të tjerë u plagosën në rajonin e Donetsk pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi.
“E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë. Me tanke, avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi’’, shkroi Zelensky në mediat sociale për sulmin.