Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se Evropa duhet të armatoset sërish për të mbrojtur veten, pasi rreziku po rritet gjithnjë e më shumë.
Pistorius iu referua kërcënimeve të reja që mund të vijnë për shkak të vëmendjes së shtuar të SHBA-ve tek Indo-Paqësori dhe me shumë mundësi do ta zvogëlojnë përkushtimin ushtarak ndaj Evropës.
“Ne evropianët duhet të angazhohemi më shumë, për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë Pistorius.
Ndër të tjera, ministri gjerman tha Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për ta përballuar luftën në Ukrainë, duke kërcënuar edhe shtetet baltike, si dhe Gjeorgjinë e Moldavinë.