Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur se do të fitojnë shumicën e Bashkive në 14 maj, mes tyre edhe Shkodrën.
“Sa i takon Ramës e falënderojmë për një shaka. Që ai do fitonte Shkodrën. Do të dhurojmë një palë dylbi në Surrel që të shikosh bashkinë e Tiranës dhe Durrësit. Sa u takon bashkive të tjera, shikoji nga satelitët që ke ngritur në qiell zotëri”, u shpreh ai.
Meta u tregua u ashpër edhe sa i përket qeverisjes vendore nga kryebashkiakët aktual.
“Një person i vetëm kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës sonë historike. Rama si një kryeministër kriminel, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite të 60 gomerëve të tij, siç ai e quan dhe ata e pranojnë, e duke vendosur Billboard me fytyrën e tij të qeshur dhe fytyrën time dhe të doktorit të mërzitur”, tha Meta.