Fundi i një epoke të madhe për futbollin evropian ka ardhur tashmë zyrtarisht. Disa muaj më parë, Cristiano Ronaldo hapi derën për t’u larguar nga Kontinenti i Vjetër për në Arabinë Saudite dhe tani Lionel Messi. Pasi refuzoi sheikët, ai vendosi t’i thoshte “po” shumës së madhe të parave që i ofrohej nga ekipi amerikan i David Beckham, Inter Miami.
Efektet e Messit janë ndjerë menjëherë. Çmimi i biletës ku do të debutojë Messi është shumëfishuar. Çmimi për një biletë për ndeshjen e Inter Miamit kundër Cruz Azul më 21 korrik është rritur… 16 herë më shumë. Të martën kjo bilete ishte 29 dollarë dhe të mërkurën ka shkuar 477 deri 521 dollarë.
Ndeshja në të cilën Messi pritet të veshë fanellën e Inter Miami për herë të parë ka një biletë më të shtrenjtë se loja 3 e finaleve të NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets!