Lojtari i Montpellier në Ligue 1, Issiaga Sylla ka kaluar një moment të vështirë në fushën e blertë.
Kjo nuk kishte të bënte me lojën, por pak minuta para se të niste ndeshja, ai mësoi lajmin se nëna e tij kishte ndërruar jetë. Lojtari ka shpërthyer në lot, e ndërsa shokët e skuadrës janë përpjekur për ta ngushëlluar.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai vijoi lojën për 90 minuta e duke qenë një lojtar kyç në fitoren 3-0 për skuadrën e tij.