Meghan Markle është vendosur sërish në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Kësaj here për shkak të deklaratës së bërë nga babai i saj, Thomas Markle. Ai thotë se nuk i ka parë nipin dhe mbesës duke iu lutur Meghan që ta lërë që t’i shohë.
“Meg të dua – i dua nipërit e mi. Unë do të doja t’i shihja ata”, tha ai.
Ai tregon se me Meghan ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë, por papritur marrëdhënia u ndërpre.
“Do të doja të uleshim dhe të bisedonim. Uroj që të mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona. Ajo më donte. Unë isha heroi i saj dhe befas më larguan”, përfundoi Thomas Markle.
Meghan Markle ka pasur një raport të trazuar me babanë e saj, e cila jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.