Qershitë janë frutat që zyrtarisht na njoftojnë se vera po troket. Pavarësisht moshave, qershia mbete një frut i preferuar dhe që konsumohet nga të gjithë.
Por cila është mënyra më e mirë për të ruajtur dhe për të konsumuar qershinë edhe pas disa muajsh?
Mënyra më e mirë për të ruajtur
Fillimisht ndani qershitë, ato të freskëta nga ato që kanë njolla kafe në to. Hiqni ato që janë hapur dhe më pas vendosini në frigorifer nëse nuk keni ndërmend t’i hani brenda orëve të ardhshme.
Kur t’i lani
Mënyra më e mirë për të rritur jetëgjatësinë e tyre është t’i mbani ato sa më të thata. Kjo do të thotë se kur i lani para se t’i vendosni në frigorifer ato kanë më shumë shanse të prishen. Vendosini në një enë hermetike dhe midis shtresave vendosni një pecetë të thatë për të thithur lagështinë.
Magazinimi në ngrirje
Nëse dëshironi t’i vendosni në frigorifer për t’i shijuar gjatë gjithë vitit, atëherë lajini me ujë dhe ndani qershitë që kanë shenja. Vendosini qershitë dhe i lini në frigorifer për disa orë. Më pas vendosini në një qese ose enë dhe kthejini në frigorifer.